Të gjitha fluturimet e brendshme në SHBA janë pezulluar për disa orë për shkak të një defekti teknik në sistemin e kontrollit të fluturimit.

Marketing

Administrata Federale e Aviacionit (FAA), deklaroi se ka një problem me sistemin që paralajmëron pilotët për rreziqet e mundshme në intinerarin e udhëtimit.

Përmes një njoftimi zyrtar, Federata e Aviacionit bën me dije se po punohet për rregullimin e problematikës dhe shton se asnjë fluurim nuk do të ngrihet deri në orën 09:00.

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden është informuar për ndërprerjen dhe Shtëpia e Bardhë tha se nuk kishte prova të një sulmi të mundshëm kibernetik.

Në një postim në Twitter, Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti kishte bërë thirrje për një “hetim të plotë mbi shkaqet e incidentit”.

FAA tha se problemi qëndron në sistemin e saj të Njoftimit për Misionet Ajrore.

American Airlines tha se ndërprerja po ndikonte “të gjitha fluturimet qoftë ato komerciale të udhëtarëve, qoftë transportuesit e mallrave”.

Marketing