Të martën në mëngjes, 28 mars 2023, gjashtë punëtorë të padeklaruar u arrestuan në një kantier të madh ndërtimi në Rorschach (SG), njofton policia zvicerane, përcjell Albora.ch.

Marketing

Pak pas orës 8 të mëngjesit, disa punëtorë u gjetën në kantierin e madh të ndërtimit. Janë kontrolluar të gjithë të pranishmit, gjashtë prej të cilëve nuk kanë mundur të nxjerrin leje pune.

Punonjësit klandestinë, një boshnjak, dy shqiptarë dhe tre kosovarë, u arrestuan nga policia e kantonit St.Gallen.

Burrat nga mosha 25 deri në 52 vjeç dhe punëdhënësit e tyre do të raportohen te prokurori publik i kantonit St.Gallen. Masat sipas ligjit për të huajt kontrollohen edhe nga zyra përgjegjëse e migracionit.

Gjithashtu, gjatë kontrollit janë kontrolluar edhe katër shtetas bullgarë të cilët nuk ishin regjistruar siç duhet në procedurën e regjistrimit.

Marketing