Po raportohet se një autobus me 53 gra dhe fëmijë që po largoheshin nga konflikti në Ukrainë është përmbysur pranë qytetit të Pasvalys, në Lituani.

Marketing

Autobusi po udhëtonte nga kufiri polako-ukrainas për në Finlandë, kur shoferi humbi kontrollin rreth orës 06:00, sipas kanalit televiziv kombëtar lituanez LRT, shkruan BBC.

Të paktën 10 persona, përfshirë edhe fëmijë, u plagosën. Ata u dërguan në spital për trajtim.

Një nga pasagjerët i tha kanalit televiziv: “Ne nuk kemi fjetur për tre ditë, nga të gjitha 18 ditët nga të cilat jemi duke u bombarduar.Një momentin që më zuri gjumi dhe autobusi u përmbys, vajza ime filloi të bërtiste dhe ne filluam të kërkonim mbesën time. Ajo ra nga vendi dhe përfundoi pranë shoferit. Falë Zotit nuk u lëndua. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing