Një përleshje e ashpër mes dhjetëra grekëve dhe shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në perëndim të Selanikut.

Sipas informacioneve gjithçka ka ndodhur pak pas orës 22:00 në Parkun Peristeria. 

Marketing

Sipas dëshmitarëve okularë, shkak ka qenë fakti se të miturit e dy familjeve janë grindur me njëri-tjetrin. Më pas gratë e dy familjeve filluan të rriheshin, por ngjarja nuk mbaron me kaq, pasi në sherr u përfshnë më shumë se 20 persona.

Gjatë sherrit që sipas mediave greke ka zgjatur rreth një orë, shqiptarët dhe grekët përdorën shishe, gurë dhe sende të tjera kundrejt njëri-tjetrit.

Banorët e lagjes të frikësuar kanë lajmëruar policinë e cila ka shkuar në vendngjarje.Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur të paktën dy persona dhe deri më tani policia ka arrestuar katër persona.

Marketing