Një përleshje masive mes shqiptarëve dhe italianëve ka çuar në mbylljen e lokalit “Le Monelle” në largo Giardino për 10 ditë.

Marketing

Sipas mediave italiane lokali do të mbyllet për të ruajtur sigurinë e qytetarëve dhe shmangur sherret e mundshme, raporton malpensa24, përcjellë albora.ch.

Kjo masë erdhi pasi më 6 shkurt pak para orës 01:00 policia ka ndërhyrë në një sherr të dhunshëm që po ndodhte brenda në lokal.

Policia kishte shkuar për të ndërhyrë, por grupet e përfshirë në sherr vazhduan të rriheshin dhe të kërcënonin njëri-tjetrin.

Autoritetet kanë arritur të ndalojnë dhe identifikojnë shtatë persona , shqiptarë dhe italianë, shumica prej të cilëve me precedentë penal.

Brenda lokalit skena shihet se ka tavolina e karrige të thyera ndërkohë ka edhe shishe të thyera të shpërndara në tokë./albora.ch/

Marketing