Që nga 21 marsi, refugjatët nga Ukraina kanë udhëtuar pa pagesë me transport publik në Zvicër, shërbim i cili ofrohet nga qeveria federale.

Marketing

Megjithatë, ky përfitim do të përfundojë nga 1 qershori.

“Ky udhëtim falas na shpëtoi nga një punë e konsiderueshme administrative, pasi këtyre njerëzve do t’u duhej lëshuar karta transporti për çdo fazë të procedurës së regjistrimit të tyre”, sipas Anne Césard, zëdhënëse e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM).

Megjithatë, një sërë deputetësh po e kundërshtojnë këtë vendim.

“Nëse këta njerëz nuk mund të udhëtojnë më falas, kjo do të përbëjë një pengesë shtesë për shanset e tyre për integrim, duke ditur që ndihma financiare që u jepet është shumë e ulët”, tha Pierre-Yves Maillard.

“Përderisa shumica e këtyre njerëzve nuk mund të plotësojnë sa duhet nevojat e tyre, ne duhet të vazhdojmë t’i ndihmojmë duke zgjatur këtë shërbim falas, qoftë edhe në formë subvencioni”, tha një tjetër deputet, Benjamin Roduit.

Marketing