Ka përfunduar njëri nga panairet më të njohura në Evropë, i njohur si “Heimtextil”, ku si ekspozues ka qenë edhe fabrika e shpuzës dhe dyshekëve Comodita.

Marketing

Në këtë panairin që u organizua në Frankfurt të Gjermanisë janë prezantuar mbi 23 mijë ekspozues, teksa kanë qenë mbi 63 vende që kanë ekspozuar produktet e shtëpisë.

Ndërsa, industria e tekstilit është takuar për të lansuar modelet e fundit të vitit 2022 dhe këtë vit fabrika Comodita ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm.

Qëllimi i këtij panairi është që t’i mbledhë bizneset që të takohen së bashku me qëllim të zgjerimit të tregut.

Panairi “Heimtextil” ishte hapur për vizitorët nga datat 21-24 qershor.  

Foto: Telegrafi

Marketing