Në kuadër të turneut të saj botëror “Future Nostalgia”, artistja Dua Lipa mbajti koncertin e radhës në Boston, të premten mbrëma.

Marketing

Ylli i muzikës mahniti publikun me performimin e hiteve më të njohura të saj, teksa vëmendje mori edhe me veshjen dhe vallëzimin sensual.

26 vjeçarja, ndau momentet nga koncerti i mbrëmshëm me fansat e saj përmes llogarisë në Instagram.

E shoqëruar nga valltarët në skenën gjigante, krijuesja e hitit “New Rules” u pa energjike derisa kërcente dhe performonte para mijëra fansave që kishin ardhur ta shihni nga afër artisten shqiptare me famë botërore.

Ndërkohë, turneu në promovim të albumit të saj të dytë është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19, por më në fund filloi në Florida më 9 shkurt. “Future Nostalgia” është planifikuar të përfundojë në nëntor të këtij viti në Australi./albora.ch/

Marketing