Sipas hulumtimeve të reja nga psikologët universitarë, nevojiten rreth 10 milionë euro për të bërë një jetë absolutisht ideale, por jo për amerikanët, të cilët thonë se kanë nevojë për të paktën 100 milionë euro, dhe shpesh këmbëngulin për 100 miliardë euro.

Marketing

Akademikët në universitetet Bath, Bath Spa dhe Exeter, zbuluan se ndryshe nga supozimi se të gjithë duan të jenë sa më të pasur, shumica e njerëzve thonë se do të ishin të lumtur me disa miliona.

Një studim i pothuajse 8,000 njerëzve nga e gjithë bota zbuloi se në 86 përqind të vendeve, shumica e njerëzve mendonin se mund të arrinin jetën e tyre ideale me 10 milionë euro ose më pak.

Në Argjentinë, Indi dhe Rusi, më shumë se 50 përqind e njerëzve thanë se do të donin 1 milion euro ose më pak. Megjithatë, në ShBA, shumica e njerëzve thanë se do t’u duheshin të paktën 100 milionë euro ose më shumë për të bërë një jetë ideale, me 31.7 përqind prej tyre duke thënë se do të donin të paktën 100 miliardë euro.

Në Mbretërinë e Bashkuar, përgjigja më e shpeshtë (26%) ishte 1 milion euro, dhe shumica thanë se 10 milion euro ose më pak do të ishin të përshtatshme. 13 përqind thanë se do të donin 100 miliardë dollarë ose më shumë, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

“Një parim themelor ekonomik se të gjithë janë të motivuar nga ‘dëshirat e pakufizuara’, të mbërthyer në një rutine konsumatore dhe duke u përpjekur të grumbullojnë sa më shumë pasuri që të munden, është i pavërtetë. Besimi në këtë parim ka pasur gjithashtu pasoja të tmerrshme për shëndetin e planetit. Përpjekja për të rritur vazhdimisht pasurinë individuale dhe ndjekja e rritjes së pafundme ekonomike, ka sjellë një kosto të rëndë. Ndërsa pasuria është rritur, po ashtu është rritur edhe përdorimi i burimeve dhe ndotja”, tha studimi.

Marketing