Gioele Savoka është lindur dhe rritur në Zvicër, dhe me origjinë është nga italia.

Marketing

Por pas kontakteve me shqiptarë në shkolla ku ai vijonte, ai u interesua më shumë të mësoj gjuhën shqipe.

Historia e shqiptarëve, mikëpritja e shqiptarëve për kombet e tjera, janë disa nga gjërat e para që i kanë bërë përshtypje italianit që të interesohet të mësojë shqip, dhe kështu filloi të shkoj në shkollën elementare me shqiptarë, dhe theksoi se ai ishte më kurioz të mësonte shqip sesa vetë shqiptarët në Zvicër.

Luftën e dytë botërore, shpëtimin e izraelitëve nga shqiptarët, Gioele i cilëson si gjëra shumë të vlefshme andaj sipas tij shqiptarët meritojnë respekt të madh.

Gjatë rrëfimit të tij, ai tregoi se në shkollën ku vijoi kishte më shumë shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova dhe më pak nga Shqipëria.

Ai tregon se tanimë ka vizituar edhe Kosovën edhe Shqipërinë së bashku edhe me famijen e tij, dhe se tani pushimet në Shqipëri i kalojnë më shumë se në vendet e tjera, ndonëse tregon se ai ishte iniciator që familja e tij të mësonin për shqiptarët.

Gioele ndër të tjera tha se vajzat shqiptare i pëlqejnë, dhe se në rast se do të kishtë ndjenja për dikë nga Shqipëria ose Kosova nuk do e kishte problem edhe të martohej me një shqiptare.

Se si 90% e shoqërisë së tij tani në Zvicër janë shqiptarë, dhe për të tjera, ndiqeni intervistën e plotë të tij në emisionin “Fol Shqip Show”./albora.ch/

Marketing