Marketing

Në maj të 2021 u njoftua se modelja e famshme britanike Naomi Campbell ishte bërë nënë dhe sot e kësaj dite ka thashetheme rreth detajeve dhe sfondit të kësaj teme. Kështu, Campbell u shfaq me vajzën e saj për herë të parë në kopertinën e “Vogue”.

Që kur Naomi Campbell (51) njoftoi çuditërisht në maj 2021 se ishte bërë nënë, ajo qëndroi në heshtje për fëmijën e saj. Por tani ajo po shfaq vajzën e saj të vogël në kopertinën e “Vogue”, e vënë në skenë si një Madonna nga fotografi Steven Meisel.

Intervista e saj në “Vogue” hedh pak dritë mbi këtë pasi që modelja sqaron se vajza e saj nuk është birësuar, por është fëmiu i saj biologjik.

Ajo nuk tregoi më shumë detaje për një surrogaci të mundshme dhe emrin e vajzës.

“Jam me fat që vogëlushes sime i pëlqen të udhëtojë po aq sa mua, pa pëshpëritje kur ngrihet apo ulet. Ajo është një vajzë e mirë, fle shumë mirë, pothuajse nuk qan dhe më thonë se është shumë vigjilente për moshën e saj. Ajo sapo filloi të përshëndesë, gjë që është argëtuese. Ajo qesh shumë dhe pothuajse flet”, entuziazmon Campbell. /albora.ch/

Marketing