Padyshim, Arbenita Ismajli është një nga vajzat më të bukura të showbiz-it shqiptar. Modelja gjithmonë përflitet për pamjen e saj.

Marketing

Ndonëse dallohet për një stil të veçantë dhe ndjek trendet e fundit, me flokët Arbenitën nuk e kemi parë të eksperimentojë shumë.

Modelen jemi mësuar ta shohim për shumë kohë brune, çka i vinte në pah edhe tiparet e errëta. Ndërkohë së fundmi Ismajli ka vendosur t’u japë pak dritë flokëve të saj.

Me anë të një Instastory, Arbenita ka ndarë me ndjekësit e saj ngjyrën e re të flokëve, ndonëse jo 100 përqind, ajo ka anuar nga nuancat bionde.

Epo një hap i madh duhet thënë, për dikë që për shumë kohë i ka qëndruar besnike ngjyrës së errët!

Marketing