Kapitenit i Zvicrës, Granit Xhaka është përballur me kritika të shumta për gjestin që e bëri gjatë ndeshjes Zvicër- Serbi, shkruan Albora.ch.

Kritikuesja më e madhe ndaj Xhakës, është aktivistja për të drejtat e grave, Zana Avdiu.
Kjo e fundit tha se akti i Xhakës është për turp.
Pas komenteve të Avdiut pati reagime të shumta, duke përfshirë babin e Xhakës. Po ashtu, tani ka reaguar edhe vëllai i Graniti, Taulant Xhaka.
Taulanti në reagimin e tij i ka dërguar një mesazh Avdiut duke thënë se ajo nuk e njeh aspak familjen Xhaka.
“Ti Zana Avdiu a qysh e pate emrin! Ti pika e parë nuk ke lidhje as me futboll! Pika e dytë ti nuk ke lidhje çka ndodh në një fushë futbollit e çfarë emocione ka aty brenda! Pika e tretë ti nuk e njeh aspak familjen Xhaka edhe historinë e babait tim dhe familjes Xhaka. Unë nuk di kush të ka paguar me dal aty e me thonë kësi sene banale. Edhe prapë del në intervista e fol për kërcënime! Granit është shembull për krejt shqiptarët në aspektin pozitiv dhe ti e quan rrugaç? Marre se nuk paske aspak gjak shqiptari ti!”, ka shkruar Taulanti në Instagram.
Albora.ch
