West Ham po planifikon të transferojë sulmuesin shqiptar të Chelseat, Armando Broja këtë verë pas huazimit të tij në Southampton.

Marketing

Hammers kanë nevojë të madhe për një qendërsulmues dhe tentuan një marrëveshje për 20 vjeçarin gjatë janarit, por nuk mund ta realizonin atë.

Trajneri i West Ham, David Moyes dhe lojtarët e tij kanë mbetur të impresionuar nga sulmuesi shqiptar në tre paraqitjet e tij kundër tyre këtë sezon, raporton The Sun.

Broja torturoi mbrojtësit e West Ham në të dyja ndeshjet e Premier League këtë sezon dhe shënoi një gol mahnitës solo teksa Saints eliminuan skuadrën e Moyes nga FA Cup në mars.

Trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl ka qenë kritik ndaj të huazuarit të Chelseat në javët e fundit, por shpreson ta mbajë atë në “St Mary” sezonin e ardhshëm pas nëntë golave ​​në të gjitha garat këtë sezon.

Southampton diskutoi gjithashtu një marrëveshje të përhershme në janar, por shtynë çdo lëvizje deri në verë përpara se sanksionet të ndalonin çdo shitje të Chelseat./albora.ch/

Marketing