Marketing

Për një vit e gjysmë, Donnell Hunter humbi ditën e parë të vajzës së tij në kopsht, sezonin fantastik të të birit në futboll, lindjen e nipit dhe plot kujtime të tjera të panumërta, të gjitha vetëm për shkak të betejës së tij të gjatë kundër Covid-19.

43 vjeçari ka kaluar një kalvar të vërtetë me vuajtje, duke qëndruar plot 549 ditë në spital, ku u shtrua në shtator të 2020-ës. Më në fund ai ka arritur të shkelë në shtëpinë e tij në Neë Mexico dhe të qëndrojë pranë familjes, të premten e kaluar (4 mars).

“Unë nuk marr më asgjë si të mirëqenë, kjo është e sigurt. Kam kaluar 550 ditë pa i parë fëmijët e mi, kam një nip që nuk e kam takuar akoma dhe këto janë humbje të mëdha”, u shpreh ai për CNN.

Historia e Donnell, i cili është baba i shtatë fëmijëve dhe para se të sëmurej punonte si operator uzine në një kompani gazi, është konsideruar e pazakontë mes mjekëve. Kjo pasi kohëzgjatja mesatare e qëndrimit në spital për të rriturit, ishte 8 ditë me variantin e fillimit,  5.5 ditë gjatë Omicron dhe 7.6 ditë për të infektuarit me variantin Delta, sipas CDC.

Ndërkohë, faturat mjekësore të Donnell vijojnë ende të vijnë nga 9 spitalet e ndryshme, që ai ka ndërruar gjatë këtyre muajve, ndërsa sipas familjes, vetëm ajo e fundit ishte mbi 1 milion dollar.

Por ani se është përmirësuar aq sa të kthehet në shtëpi, Donnell ende nuk i ka rifituar aftësitë e tij të mëparshme dhe vazhdon të ketë komplikime, por ai dhe familja janë të fortë dhe po përpiqen të përshtaten me jetën e tyre të re./albora.ch/

Marketing