Java e dytë e nëntorit do të ketë mot të ndryshueshëm.

Marketing

Të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius

Të martën mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Ndërkohë të mërkurën moti do të jetë me intervale të gjata me diell. Vranesira të pakta , kryesisht rreth relievit malor.Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Në mëngjes parashihet mjegull e cila do ta zvogëlojë dukshmerinë horizontale.

Të enjten mot kryesisht i ngjashëm me ditën e merkurë, por që vranesirat parashihen të jenë më intensive edhe për rreth viseve mesatare dhe të ulëta.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.

Ndërkaq të premten moti do jetë kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit dhe jugperendimit e lehtë deri mesatare.

Gjatë vikendit sërish parashihen reshje të shiut.

Marketing