Sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës, oficerët kanë arritur të parandalojnë futjen e substance të dyshuar narkotike brenda kësaj qendre.

Marketing

Tentimi për futje të kontrabandës ishte bërë përmes një veture të kompanisë, e cila është kontraktuar për servisimin e pajisjeve elektrike në Shërbimin Korrektues.

Gjatë kontrollit, brenda bagazhit, në mënyrë të kamufluar është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

“Lidhur me rastin është njoftuar policia, ndërsa SHKK ka filluar hetimet dhe shumë shpejt do të dal me një raport të detajuar”, thuhet në komunikatën e Shërbimit Korrektues.

Marketing