Të rinjtë janë të papunë, jo dhe aq nga mungesa e vendeve të lira. Ajo që ende nuk po ndërtohet është ura që do të lidhte nevojat e sotme të tregut të punës me fakultetet. Këtë ndjejnë studentë të degëve të ndryshme universitare.

Marketing

Për Rubin, studente në degën “Administrim Biznesi” në Fakultetin e Ekonomisë ka ardhur koha që rruga e punëkërkuesve dhe sipërmarrjeve të mos kryqëzohet vetëm në panairet e punës.

Sipas Donadës, studente në drejtimin “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, punësimi sot kushtëzohet nga nevoja për të ushqyer aftësitë e duhura të vlefshme për tregun.

Të gjendur përballë këtij hendeku, të rinj dhe përfaqësues nga tregu i punës po përpiqen të gjejnë rrugë alternative.

Dhe kjo platformë ndërlidhëse, do të ndihmonte jo vetëm punëkërkues e punëdhënës, por edhe vendin në rrafshin e gjerë në drejtim të frenimit të emigracionit.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në fund të qershorit niveli i papunësisë tek të rinjtë nga 15 deri në 29 vjeç shkoi në 20.2 për qind duke u rritur me 0.3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Marketing