Lufta në Ukrainë ka mbjellë ‘frikë’ tek disa qytetarë të Kosovë, të cilët ia kanë mësyrë marketeve dhe po furnizohen me shumicë me produkte esenciale, ani se disa markete tashmë iu kanë vënë ‘kushte’ duke e limituar sasinë e këtyre produkteve.

Marketing

Albora.ch ka vëzhguar nga afër rritjen e çmimeve sidomos të vajit dhe miellit. Madje çmimi i vajit arrin deri në 3.49 euro, kurse një pako miell prej 25 kg me 15,99 euro.  

Produket në fjalë janë të shoqëruara me mbishkrimin se sasia është e limituar duke iu lejuar qytetarëve të blejnë vetëm një pako vaj ushqimor dhe miell.

R.M i tha albora.ch se në bazë të asaj që po raportohet në media jane të frikësuar me gjendjen.

“Më përpara nuk kam blerë vaj me shumicë, por tash po duhet. Çka nëse cmimet rriten ende dhe ka mungesë? Po i marrim i lejmë në shtëpi, rezervë. Nuk jemi shtet i fortë që ka rezerva, na e pamë në pandemi cka ndodhi, nuk kishim as maska”.

Kurse, T.A tha se janë në panik si pasojë e gjendjes në Ukrainë dhe se presin të ndodhë çdo gjë.

“Kryeministri bën hajgare me popullin, ja kthen miellin, mos bleni me shumicë. Por, a na ka bërë ndonjë zgjidhje ai deri më tani. Vaj normal që blejmë se është produkti kryesor për kuzhinë.”

Ndërsa, shitësit në një nga marketet thanë se kërkesat janë të shumta, sidomos për vaj, pasi miell nuk kanë sasi të mëdha. Por, nuk janë në dijeni për ngritjen e mëtejshme të çmimeve, pasi siç thanë do të përcjellin se sillen çmimet në treg. /albora.ch/

Marketing