Panairi i Gjenevës është në rrezik mbijetese: “nëse nuk zhvillohet edicioni i 2023, mendoj se mund ta varrosim përgjithmonë”, thotë François Launaz, nënkryetar i Geneva International Motor Show (Gims), fondacioni që organizon ngjarjen.

Duhet të jemi të kthjellët, pas katër anulimeve radhazi rreziku i fundit do të ishte më se serioz”, thotë Launaz, i cili është edhe president i Auto-Svizzera, transmeton albora.ch.

Organizatorët takohen sot për të bërë një bilanc të situatës, pasi janë anuluar edicionet e 2020, 2021 dhe 2022. Nga ana tjetër, partneriteti me Katarin për një sallon Gims në Doha nuk është në rrezik.

“Katari Panairi Ndërkombëtar i Motorëve në Gjenevë është në rrugën e duhur dhe do të zhvillohet në nëntor 2023, në të njëjtën kohë me Çmimin e Madh të Formula 1 në Doha”, siguron menaxheri.

Marketing

I intervistuari u shpreh edhe për problemet e furnizimit të makinave, për rritjen e çmimit të benzinës (për mendimin e tij, taksat për karburantet duhet të ulen) dhe kritikoi Këshillin Federal se nuk investon mjaftueshëm në stacionet e karikimit të makinave elektrike.

“Qeveria po investon në zhvillimin e trenave të natës, pse nuk përfshihet më në përhapjen e stacioneve të karikimit? Nuk e kuptoj”, thotë Launaz.

Eksperti kualifikon gjithashtu një studim të Valais si një “studio-kosh” i cili tregoi se makinat hibride nuk kanë një ndikim më të mirë në mjedis sesa ato tradicionale./albora.ch/

Marketing