Një çift me origjinë nga Kosova janë arrestuar në Itali, më saktësisht në qytetin e Trentos, nën dyshimin se kanë përgatitur sulm terrorist në emër të grupit xhihadist të “Shtetit Islamik”.

Marketing

Të dy janë ndaluar nga karabinierët e Ros dhe Gisit më 15 qershor, pas një urdhërese nga Prokuroria Publike e Trentos, derisa sot është bërë e ditur për arrestimin e tyre.

Siç raportohet nga mediat italiane, çifti me nënshtetësi italiane, por me prejardhje nga Kosova janë rreth moshës 20 vjeçare.

Teksa siç thuhet në mediat italiane, sulmi me shumë mundësi do të ndodhte në qytetin e Trentos, derisa çifti siç po raportohet do të largohej më pas drejt Afrikës.

Marketing