Ushtarët rusë, që u plagosën në luftimet në Ukrainë, u dekoruan nga Ushtria ruse, derisa po trajtoheshin në spital.

Marketing

Mediumi britanik “DailyMail” publikoi sot pamje të ushtarëve që dukeshin jashtëzakonisht të lodhur e të tmerruar nga luftimet.

Këto dekorata i ndau zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Alexander Fomin, derisa ushtarët, të ulur në karrige me rrota, mezi ia kthenin përshëndetjen.

Një pjesë e ushtarëve, mosha e të cilëve është relativisht e re, thuhet se kanë lëndime edhe më të rënda, si humbje të gjymtyrëve./albora.ch/

Marketing