Marketing

Ndeshja miqësore në mes të Zvicrës dhe Kosovës, e zhvilluar të martën mbrëma në “Letzigrund” në Zuerich përfundoi 1:1.

Milot Rashica shënoi për epërsinë e Kosovës në minutën e 52-të. Ndërsa rezultatin në 1:1 e barazoi Jordan Lotomba. Ai realizoi në portë të zbrazët, pas asistimit të Kevin Mbabu.

Te Zvicra startuan Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. Xhaka pas zëvendësimit doli nga fusha i nervozuar. Ndërkohë Shaqiri lëshoi fushën mes duartrokitjeve të shikuesve. Në fund u aktivizua Andi Zeqiri, që u fishkëllye nga tifozët e Kosovës, që ishin shumicë në stadium.

Kosova ka qenë e barabartë me Zvicrën dhe ka krijuar raste të shumta. Por ka realizuar vetëm me Rashicën.

Ndeshjet e ardhshme të Kosovës janë në qershor, në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s./albora.ch/

Marketing