Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar arsyen për veshjen e saj me uniformë ushtarake gjatë adresimit të saj para ushtarëve të FSK-së.

Marketing

Ajo tha se arsyeja e veshjes është taktike pasi sipas saj gjatë ditës ajo vizitoi komandën e FSK-së të forcave tokësore që gjendet në Istog dhe se pjesë e vizitës ishte edhe demonstrimi i FSK-së në terren.

“Pra kanë qenë disa ushtrime në terren që automatikisht kërkojnë që cilido që merr pjesë aty të ketë një veshje tillë”, tha Osmani.

Ajo gjithashtu tha se veshja e sotme e saj nuk ka të bëjë me situatën aktuale në Kosovës por se ka qenë vlerësim për shkak të demonstrimit.

“Nuk ka të bëjë me situatën që e kemi, por ka qenë vlerësim i përbashkët që për shkak të demonstrimit të FSK-së që është bërë dhe natyrisht, terreni që e viziton e përcakton edhe veshjen. Nuk ka ndonjë mesazh politik prapa kësaj, është çështje e protokollit ushtarak dhe ne e respektojmë”, shtoi Osmani.

Marketing