Në momentin kur do të kemi pajtueshmëri sa i përket cilitdo dokument, që mund të jetë bazë për marrëveshje me Bullgarinë para se të nënshkruhet ai dokument do të vijmë do t’i informojmë deputetët dhe publikun, deklaroi sot në konferencë për media në Shkup ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Marketing

Osmani, theksoi se ende nuk mund të thotë se kemi marrëveshje mes të dyja palëve sa i përket një dokumenti që duhet të jetë zgjidhje gjithëpërfshirëse për të gjitha dallimet të cilat i kemi me Republikën e Bullgarisë.

“Po, ka një dokument të tillë të cilin ne jemi të gatshëm që ta pranojmë, megjithatë derisa nuk marrim përgjigje se është i pranueshëm edhe për Republikën e Bullgarisë konsideroj se nuk janë pjekur ato parakushte që të mundem unë t’i informoj deputetët dhe publikun, sepse ai mund të refuzohet dhe atëherë e gjithë kjo do të ishte e panevojshme”, theksoi Osmani, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për marrëveshje të mundshme me Bullgarinë.

I pyetur nëse pengesë për zgjidhje janë partnerët e koalicionit të kryeministrit bullgar Petkov, Osmani tha se nuk është në rregull t’i komentojë dinamikat e brendshme në Republikën e Bullgarisë.

“E di që ata planifikojnë që zgjidhjen ta kalojnë edhe në Kuvend. Që të kalojë në Kuvend kuptohet se ata partnerë të koalicionit duhet ta mbështesin atë zgjidhje. Nëse kjo nënkupton diçka, por nuk mendoj se është në rregull t’i komentoj marrëdhëniet në Bullgari. Shpresoj se në këtë kohë është i nevojshëm lidership strategjik. Është koha për vendime strategjike në BE, në rajon”, deklaroi Osmani.

Për atë nëse ka lëvizje në pjesën politike dhe dallime politike, tha se me ministren ka komunikuar në bazë ditore, përderisa kryeministri Kovaçevski me kryeministrin bullgar.

“Do ta përsëris vlerësimin, është arritur progres në mendimet se si të tejkalohet kjo çështje. Sa i përket, si, sa dhe kur, por nuk mund të them se për një dokument ka pajtueshmëri të plotë nga qeveria bullgare që të mundem unë t’i informoj deputetët menjëherë, ta ndaj dokumentin dhe ta informoj publikun. Nuk mundemi as të bisedojmë ndaras me secilin aktor politik në Bullgari e as që t’i komentojmë qëndrimet e ndryshme”, tha Osmani.

I pyetur për reagimin e ministres bullgare Gençovska, shefi i diplomacisë tha se me të vërtetë nuk dëshiron t’i komentoj dallimet e brendshme politike me Bullgarinë.

“Ne komunikojmë me Qeverinë bullgare dhe nuk kemi pranuar asnjëherë të kemi bisedime paralele me palët e ndryshme politike në Republikën e Bullgarisë, madje edhe nëse janë palë të interesuara, jo vetëm palë politike. Ne bisedojmë me Qeverinë bullgare dhe me të vërtetë i mbetet asaj nëse do të mund të jetë njëzëri për cilëndo zgjidhje”, deklaroi Osmani.

Ai theksoi se, nga përvoja me Prespën, këto çështje kërkojnë lidership dhe kërkojnë vendosmëri sa i përket së ardhmes.

“Nëse tregoni çfarëdo lloj dyshimi në bindjen tuaj se kjo është rruga e drejtë nëpër të cilën duhet të zhvillohet kjo çështje, mendoj se ata që nuk duan të gjendet zgjidhje kjo do t’i inkurajojë. Kështu që, të dyja qeveritë në shoqëritë tona do të hasim në rezistencë, në kritika. Cilëndo zgjidhje ta lëmë në tavolinë do të ketë të pakënaqur”, deklaroi Osmani.

Marketing