Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve institucionalë të Kosovës dhe Shqipërisë mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 110- vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Vlorë, shkruan Albora.ch.

Marketing

Presidentja Osmani, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti, presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn, kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryeministrin Edi Rama, kanë marrë pjesë në ngritjen e flamurit kuq e zi dhe kanë vendosur kurora lulesh në varrin memorial të Ismail Qemalit.

May be an image of 13 people, people standing and outdoors

Ditën e Flamurit dhe përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Presidentja Osmani i ka cilësuar të shenjta për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen ata.

“Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit, janë ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. E nderuar të jem sot në Vlorë krahas liderëve shtetërorë e institucional të Kosovës dhe Shqipërisë, për ta kremtuar këtë ditë të shenjtë për ne”, ka theksuar Presidentja Osmani.

May be an image of 4 people, people standing and outdoors

Sipas saj, patriotë nga Kosova dhe Shqipëria kishin një ideal.

 “Që prej Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës e Isa Boletinit, e deri te presidenti historik Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem  Jashari – një ëndërr dhe një ideal kishim. Sot, Kosovë e Shqipëri, bashkërisht në Vlorë, kujtojmë në këtë 110 vjetor, gra e burra, të cilët e bën të mundshme projektin e shteteve tona të pavarura”, është shprehur Presidentja Osmani, duke uruar të gjithë shqiptarët në Ditën e Flamurit dhe atë të Pavarësisë së Shqipërisë.

May be an image of 12 people, people standing and outdoors
Marketing