Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u shpreh e lumtur me suksesin e radhës të xhudistes Distria Krasniqi, që u shpall e artë në Grand Prix të Portugalisë.

Marketing

Osmani, mes lëvdatash, thotë se Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria.

“Disi jonë fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë. Krenare që sportistët tanë vazhdimisht po demonstrojnë formë fantastike në gara ndërkombëtare, duke e nderuar veten dhe shtetin. Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria! I lumtë që me sukseset e saj prej kohësh është bërë ikona e Kosovës së sotme!”, ka shkruar presidentja Osmani. /albora.ch/

Marketing