Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar humanitar në Turqi për t’i mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke për tejkalimin e pasojave tragjike të tërmeteve të sotme.

Marketing

Presidentja Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme.

Kujtojmë që numri i viktimave në Turqi dhe Siri është rritur në 2701 pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi Turqinë jugore.

Marketing