Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë e Kosovës që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për rastin e pacientit që vdiq dy ditë më parë në QKUK, pas një operacioni të rrallë në zemër.

Marketing

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë konfirmuar se Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme, me qëllim të sqarimit të kësaj çështjeje dhe eventualisht në rast të paraqitjes së elementeve të ndonjë vepre penale, do të veprohet tutje me këtë rast.

“Rastit të cilit i referoheni, mund t’iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme, me qëllim të sqarimit të kësaj çështjeje dhe eventualisht në rast të paraqitjes së elementeve të ndonjë vepre penale, do të veprohet tutje me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Kardiokirurgu i Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK, Kushtrim Shala, e kishte shpërndarë një operacion të kryer si sukses profesional në rrjete sociale, por pacienti kishte ndërruar jetë disa orë pas intervenimit. Vdekja e pacientit mori vëmendje të madhe dhe Shala mori kritika dhe edhe nga kolegët e tij.

Drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, deklaroi  se mjekët që e kanë kryer këtë operacion nuk janë kompetent për këtë intervenim, pasi nevojitet përvojë e gjatë dhe ekspertizë.

Pas tërë reagimeve, reagoi edhe vetë kardiologu Shala. Ai tha se operacioni i diseksionit akut aortik, që e ka kryer ai, është jashtëzakonisht vdekjeprurës nëse nuk trajtohet me kohë.

“Pas thirrjes për konsultë urgjente nga Kardiologjia, e kam parë pacientin dhe kam vendosur indikaconin për operim emergjent. Pacienti ishte në margjinat e jetës. Ishte në iskemi të të gjitha organeve të trupit, me paralizë të extremiteteve të majta, shok kardiogjen, hypotension (për shkak të tamponadës)”, ka thënë ai ndër të tjera.

Marketing