Për të shkak ndërprerjeve të furnizimit, çmimet e ushqimeve do të rriten, thotë drejtoresha e Organizatës Botërore të Tregtisë, duke shtuar se se ka frikë se një krizë ushqimore është afër.

Marketing

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka ulur parashikimin e saj të rritjes së tregtisë globale për këtë vit nga 4.7 në 2.5 për qind për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve që lidhen me konfliktin, tha drejtori i OBT-së Ngozi Okonjo-Iweala.

Rënia e projeksionit lidhet gjithashtu me problemet e vazhdueshme në zinxhirin global të furnizimit, i cili filloi dy vjet më parë si rezultat i pandemisë së virusit korona.

Okonjo-Iweala deklaroi se për shkak të ndërprerjes së furnizimit, çmimet e ushqimeve do të rriten, duke shtuar se “ka frikë se një krizë ushqimore është afër”.

Ajo tha për BBC-në se Rusia dhe Ukraina, edhe pse marrin pjesë me vetëm rreth 2.5 për qind në eksportet botërore të mallrave, janë “shumë, shumë të rëndësishme në sektorë të caktuar”.

“Në radhë të parë, natyrisht, është shqetësimi për popullin e Ukrainës, të cilët janë të zhvendosur dhe nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë”, tha ajo.

Pasoja të mëdha për ekonominë globale

Ajo vuri në dukje se ekonomia globale do të “pësojë pasoja serioze” dhe se mungesat dhe ndikimi i “kufizimeve të furnizimit me ushqim” do të ndjehen veçanërisht nga vendet më të varfra.

Dërgesat e shumë produkteve ushqimore, duke përfshirë grurin dhe misrin, u prekën pas sulmit rus në Ukrainë.

Organizatat industriale paralajmërojnë se Bashkimi Evropian po lufton me mungesën e vajit të lulediellit.

Ukraina merr pjesë me 46,9 për qind në eksportet globale, dhe Rusia 29,9 për qind, sipas S&P Global, por meqenëse portet e Ukrainës janë të mbyllura, eksportet nuk janë të mundshme.

“Jam vërtet e shqetësuar për urinë e mundshme, veçanërisht në vendet e varfra,” tha Okonjo-Iëeala, e cila i ish-ministre e financave e Nigerisë, mori shembull Afrikën, në të cilin 35 nga 55 vendet importojnë grurë dhe drithëra të tjera nga Rusia dhe Ukraina, dhe 22 vende importojnë pleh.

Sipas saj, “të dhënat e Bankës Afrikane për Zhvillim tregojnë se çmimet e ushqimeve në shumë vende tani janë rritur nga 20 deri në 50 për qind”.

Marketing