Organizata Botërore e Shëndetësisë ka marrë raporte për 257 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve dhe rreth 120 raste të dyshuara në 23 vende ku virusi nuk është endemik që nga e enjtja, tha ajo.

Marketing

Në Shtetet e Bashkuara, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka raportuar 12 raste në tetë shtete që nga e premtja pasdite.

Në pesë vende afrikane ku gjendet zakonisht lija e majmunëve, OBSh-ja tha se ka marrë raporte për njëmijë e 365 raste dhe 69 vdekje për shkak të virusit. Këto sëmundje u raportuan në periudha të ndryshme duke filluar nga mesi i dhjetorit deri në fund të majit.

Asnjë vdekje nuk është raportuar në vendet jo endemike.

“Rreziku i shëndetit publik mund të bëhet i lartë nëse ky virus shfrytëzon mundësinë për t’u vendosur si patogjen njerëzor dhe përhapet në grupe me rrezik më të lartë të sëmundjeve të rënda si fëmijët e vegjël dhe personat e me imunitet të dobët”, tha OBSh-ja në përditësimin e saj.

Agjencia po u kërkon ofruesve të kujdesit shëndetësor që të vëzhgojnë nga afër simptomat e mundshme si skuqje, ethe, ënjtje të nyje limfatike, dhimbje koke, dhimbje shpine, dhimbje muskujsh dhe lodhje, dhe të ofrojnë testime për këdo që ka këto simptoma.

Marketing