Pandemia që ka tronditur botën për më tepër se dy vjet, është duke hyrë në një “fazë të re” dhe përhapja e shpejtë e variantit Omicron mund të ndihmojë në vendosjen e një skene për rikthim në normalitet në muajt në vijim, ka thënë zyrtari i lartë shëndetësor i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge, raporton “NYT.

Marketing

Kluge, që është drejtor për Evropë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ka paralajmëruar se është tepër herët për shtetet që të heqin dorë nga mbrojtja, pasi shumë njerëz nëpër botë janë të pavaksinuar. Por, ai thotë, se mes vaksinimit dhe imunitetit të natyrshëm përmes infeksionit, ‘Omicron ofron shpresë të besueshme për stabilizim dhe normalizim”.

Mirëpo, pyetja është, se si duket ajo normale dhe sa gjatë mund të qëndrojë.

Ndërkohë kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka përmendur rreziqet nga variantet e reja të mundshme.

“Është e rrezikshme të thuhet se Omicroni do të jetë varianti i fundit apo se është fundi i lojës. Përkundrazi, globalisht, kushtet janë ideale për të dalë në skenë më tepër variante”, tha Ghebreyesus. /albora.ch/

Marketing