Epidemia e lisë së majmunëve në Evropë mund të eliminohet, thanë zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), me argumentin se numri i rasteve të reja po zvogëlohet në disa vende.

Marketing

Duke marrë parasysh furnizimin e pakët të vaksinave dhe kohën që duhet që vaksinat të administrohen dhe të fillojnë punën, faktorë të tillë si zbulimi i hershëm, vetëizolimi i hershëm dhe sjellja e përgjegjshme e të infektuarve duket se luajnë një rol të rëndësishëm, tha Catherine Smallwood, përgjegjëse në OBSH.

“Ne besojmë se mund të eliminojmë përhapjen e vazhdueshme nga njeriu te njeriu i lisë së majmunit në tokën evropiane”, tha Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën.

Marketing