Rreth 500,000 refugjatë ukrainas që mbërrijnë në Poloni vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, tregojnë të dhënat e ofruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Marketing

Shifrat tregojnë gjithashtu se 30,000 nga ata që mbërrijnë në vendin fqinj kanë probleme të shëndetit mendor që janë konsideruar “të rënda”, ku shumë prej tyre kanë nevojë për mbështetje për shkak të traumës.

Më herët gjatë ditës së sotme, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) raportoi se numri i ukrainasve që ikin jashtë vendit kishte tejkaluar 3.5 milionë.

Agjencia tha se më shumë se dy milionë kishin kaluar kufirin në Poloni, ndërsa të tjerët kishin udhëtuar në Hungari, Rumani, Sllovaki dhe Moldavi.

Qindra mijëra të tjerë kanë shkuar më tej në Evropën kontinentale. Është vlerësuar se miliona të tjerë janë zhvendosur brenda Ukrainës pasi u pushtua më 24 shkurt./albora.ch/

Lexo edhe:

Përshkallëzimi i ardhshëm i Putinit mund të jetë një sulm kibernetik ndaj SHBA-së
Marketing