Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi dje Kinën. Kanali televiziv shtetëror i Kinës, CCTV ka publikuar momentin kur lëkundjet e forta ndihen në një shkollë në provincën jugperëndimore të Sichuan.

Marketing

Dhjetra nxënës në panik shihen duke u ulur poshtë tavolinave të tyre dhe më pas dalin jashtë me duart mbi kokë.

Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë tha se tërmeti i parë, në qarkun Lushan të Ya’an, goditi në një thellësi prej 17 km. Pasoi një tërmet i dytë, me magnitudë 4.5 ballë, i cili vrau të paktën katër persona dhe la 14 të tjerë të plagosur.

Sichuan është një zonë sizmike. Një tërmet me magnitudë 8.0 goditi Sichuan në 2008. 

Marketing