Rigels Rajku i njohur me nofkën, Noizy, cilësohet si njëri nga reperët më të suksesshëm shqiptar.

Marketing

Së fundmi ka zbuluar një lajm që do t’i gëzoj të gjithë fansat e tij.

I ftuar tek “N’majë t’gjuhës’, reperi zbuloi se do të bëj një dokumentar për jetën e tij, duke thënë se pjesë e këtij projekti do të ishin edhe nëntë shokët e tij të grupit, OTR.

“Do të jemi 10 persona. Do të bashkohemi dhe do të gjejmë një person që do të mbajë shënim çdo gjë rreth nesh. Arritjet, vuajtjet, sukseset. Do të jenë 10 anëtarët kryesorë të kësaj biografie”, tha reperi.

Por, ky projekt do të fillojë realizimin e tij pas moshës 40 vjeçare të artistit, i cili aktualisht është 35 vjeçar./albora.ch/

Marketing