Një evropian është aktualisht personi më i pasur në botë.

Marketing

Bernard Arnault është ulur në këtë fron për një javë të qëndrueshme tani, duke hequr nga vendi i parë ish-mbajtësin e titullit Elon Musk.

Por, francezi 73-vjeçar nuk është i vetmi multimiliarder në kontinent. Krahas tij janë një pjesë e vogël e njerëzve më të pasur në botë, duke përfshirë një grua, pesë drejtues të perandorive të bukurisë dhe veshjeve dhe një miliarder rus të sanksionuar aktualisht nga SHBA.

Bernard Arnault

Bernard Arnault ka një vlerë neto të vlerësuar prej rreth 149 miliardë euro, 14 miliardë euro më shumë se Elon Musk.

Për ta vënë në perspektivë pasurinë e Arnault, ajo është rreth dhjetë herë më e lartë se vlera totale e eksporteve të verës dhe pijeve alkoolike të Francës në vitin 2021, eksporti i dytë më i madh i vendit.

Ai është pronar i disa prej markave më të famshme luksoze në botë, duke përfshirë Louis Vuitton, Kenzo, Moet Hennessy dhe Tiffany & Co.

Ai gjithashtu ka shtrënguar duart me disa nga liderët më të fuqishëm në botë – dhe ndonjëherë më të diskutueshëm – si ish-presidenti i SHBA Donald Trump, paraardhësi i tij Barack Obama, presidenti rus Vladimir Putin, ish-presidenti francez Francois Hollande dhe presidenti aktual Emmanuel Macron./Euronews.al

Më poshtë është lista e njerëzve më të pasur në Evropë:

Marketing