Serbët e Kosovës kanë paralajmëruar protestë për ditën e sotme lidhur me moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe të 3 prillit.

Marketing

Protestën dy ditë më parë e paralajmëroi kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, i cili tha situata nuk ka qenë kurrë më e rëndë në Kosovë dhe se sipas tij ndaj serbëve po ushtrohet dhunë institucionale.

Në pamjet e publikuara nga RTV Dukagjini shihen autoblinda të shumta të Policisë, të cilas sipas televizionit po nisen drejt Mitrovicës.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje serbëve që të mos i bashkohen kësaj proteste. /albora.ch/

Marketing