Marketing

Hysni Rexhaj,

55 vjeçar

Gjakovë, Kosovë

I mahanitshëm është vendi ku jeton e vepron Hysni Rexhaj, njëriu ujk që njihet nga gjithë vendi, rajoni e bota. Ai ka krijuar një kopsht zoologjik tepër të veçantë, dhe tani numëron rreth 1500 kafshë që i mbanë vetë me forcat e veta.

Shumë llojshmëria e kafshëve, shpezëve e ujqërve, gjarpërinjëve dhe trajtimi që atyre u behët nga vetë Hysniu ka berë që gjithë të habitën më aftësinë që ai posedon e sidomos në raport më ujkun, që njihet si kafsha më e vështirë.

Madje, ai rrëfeu se njërit prej 6 ujqërve që ka në kopshtin e tij, i ka vendosur emrin “Trump” dhe për këtë ka një arsye. E si kafsha më e veçantë e tij, tanimë veç është e ditur se bëhet fjalë për një ujk, të cilin e ka quajtur “Trump”. Ai tregon se i ka vendosur këtë emër duke u bazuar në ish-presidentin amerikan Donald Trump, pasi sipas tij është më i veçantë, ka karakter më interesant, e më kokëfortë se të tjerët.

“Emrin ia kam vendosur edhe për të falenderuar Amerikën për atë që ka bërë gjatë luftës në Kosovë, për këtë arsye kam vendosur emrin Trump. Ujku Trump është më i vendosur, por me mua sillet mirë dhe më do. E ka dëshirë t’i afrohem e të flas më të” ka thënë ai,  para kamerën së emisionit “Fol Shqip” të cilët ishin për vizitë në shtëpinë apo kopshtin zologjik në fshatin Oskehyla të Gjakovës.

“Njeriu ujk” tutuje ka demonstruar se si arrinë që të komunikojë me ujkun në mënyrë spektakulare duke e urdhëruar atë të rri, të vazhdojë të ecë dhe se si ujku e degjon sikur të ishte njeri. “Ujku është i mrekulleshëm dhe vetëm ta shikosh se si komunikon me mua, më degjon në mënyrën më përfekte, duke i marrë komandat që unë ia jap.

Një tjetër ujk shumë i dashur për Hysniun është edhe Liza. Një rast tjetër mjaft interesant që ndodhë në kopshtin zologjik në Gjakovë është edhe tashmë e njohura çika Liza, e veshur me një palë pantollona. 

Hysni Rexhaj

Ajo është shumë e dashur me pronarin dhe ai tregon se gjatë dimrit e ka mbajtur edhe në shtëpi me familje sepse e do shumë dhe jo vetëm atë por gjithë shpirtat siç i quan ai. Diqka që e identifikon kombin shqiptarë është shqiponja dhe pikërisht një shqiponjë e posedon Hysniu i cili ka thënë se e ka marrë kur ishte e sëmurë dhe se tani është shumë në rregull. Ai ka thënë se kemi raca të ndryshmë të kafshëve që nga ata evropiane e deri te ato botërore me një llojshmëri deri në 1500 të tilla.

 “Njeriu ujk” që jetën ia ka kushtuar kafshëve që nga luani e deri të gjarpëri, thotë se me të gjitha është marrë vet dhe i ka bërë me mjete vetanake. “Shumë kafshë të lënduara i kam gjetë dhe më pas jam marrë me to,  i kam shëruar sepse e kam një aftësi nga Zoti sa i shikoj e kuptoj nëse është i sëmurë dhe se mund t’i ndihmoj. Të gjitha janë të vaksionuara dhe e kam mjekun që kujdeset për mirëqenien e tyre.

Raste rreziku nga gjarpërinjtë ku shumë familje i kam ndihmuar duke iu heç nga shtëpia, kam bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë e Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ai rrëfeu se i është dashur të përballojë vetë me rrogën si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shpenzimet që duhen për ushqimet dhe gjërat e ndryshme. Ky kopsht. të cilit gjithashtu i ka vendosur emrin “Kopshti Trump” ka marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja.

Hysni Rexhaj, është fermeri kosovarë që njihet për guximin dhe trajtimin që ai iu bënë kafshëve, i cili deri sot ka arritur të zbutë shumë kafshë të ndryshme. Ai thotë se aftësinë për t’i zbutur kafshët e ka nga Zoti dhe për këtë e falënderon, pasi sipas tij kjo është një dhunti që nuk mund të fitohet, por të falet nga Zoti.

Ai rrëfen se nga fillimi, krijimi i këtij kopshti zoologjik është realizuar vetëm nga mundësitë e tij, andaj për kushte më të mira bën apel për ndihmë, pasi nevoja për rrethimin e kësaj pjese dhe furnizimi me ushqimin e tyre nuk është gjithmonë e lehtë. Një kërkesë për ndihmë ka edhe ndaj kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini, që të paktën t’ia mundësojë rrethimin e një tokë ku ai synon t’i rehabilitojë në kënde më të veçanta të gjitha kafshët që ai posedon. Kopshti zoologjik në Oskehyla ta Gjakovës, është një vend shumë i veçantë, vend ky ku frymojnë mbi 1.500 kafshë të ndryshme për të cilat Hysniu kujdeset dhe i mbanë vetë me forcat e veta. Hysniu i cili njihet ndryshe edhe si “njeriu ujk”, tregon se merr shumë komplimente nga vizitorë të ndryshëm nga vende të ndryshme të botës, dhe kjo e bën të mburret edhe më shumë me punën e tij.

Dashuria e madhe që ka për të gjitha kafshët, vëmendja që ju ofron, kujdesi ndaj seciles, bën që mes kafshëve aty të mbizotëron atmosferë qetësie dhe që të gjitha të familjarizohen mes vete. E kjo lidhje e veçantë mes tyre, komunikimi i tij me të duke u kuptuar me fjalë dhe gjeste ka bërë bujë të madhe. Dashuri të madhe ka edhe për gjarpërinjtë, ai është aq pasionues pas tyre sa që nuk mungojnë as puthjet dhe ledhatimet me ta.

Lidhja e veçantë e komunikimit me këto kafshë ka bërë që ai të ndihmojë edhe shumë familje të cilat ishin rrezikuar nga kafshët e egra. Ndërkohë, ai tregon se posedon hyrjen turistike më të lirë në krejt botën, me vetëm 1 euro për fëmijë dhe 2 euro për të rriturit.

Video e plotë:

Marketing