Profesori i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinas, Alban Zeneli, ka publikuar një video ku shihet një shqiptar që duke ikur nga disa persona të maskuar. Portali Dukagjini ka kontaktuar me Policinë e Kosovës të cilët i ka thënë se është paraqitur një rast që nuk ka pasur ndonjë lëndimi por vetëm kanosje.

Marketing

Besim Hoti zëdhënësi i Policës së Kosovës për pjesë veriore të Kosovës ka thënë se ngjarja ka ndodhur të dielën e 4 dhjetorit të vitit 2022, ka qenë vetëm kanosje edhe hetimet Policisë së Kosovës janë duke vazhduar për t’i identifikuar personat e dyshuar.

“Patriota të Facebook-ut, linqit publik, e pishtarë të barazisë, në Kosovën tonë, në prag të vitit 2023, shiheni se si përndiqet një shqiptar në veri, i cili vrapon për ta shpëtuar kokën. Njerëzit që e sulmojnë janë të maskuar, ndërkohe që ka disa natë që sipas banoreve, në veri mbrëmjeve nuk ofron siguri askush”, ka shkruar në Facebook Zeneli.

Sipas profesorit universitar qytetarët që jetojnë në pjesë veriore të Kosovës janë udhëzuar që të mos shkojnë në Urën e Ibrit

“A e gjithë vëmendja jonë bartet të një gjest, të një ngjarje sportive dhe efektet e saj”, ka përfunduar profesori i gazetarisë.

Marketing