Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Marketing

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1200 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 335 qytetarë, në këto bashki:

119 në Tiranë, 28 në Shkodër, 16 në Vlorë, 15 në Fier, 14 në Durrës, 11 në Gjirokastër, nga 9 qytetarë në Lushnje, Devoll, nga 8 qytetarë në Krujë, Divjakë, Sarandë, 7 në Kamëz, nga 6 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Korçë, Berat, Gramsh, nga 5 qytetarë në Mallakastër, Peqin, nga 4 qytetarë në Himarë, Dimal, nga 3 qytetarë në Pukë, Vorë, Pogradec, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Mat, Dropull, Këlcyrë, Tepelenë, nga 1 qytetar në Kukës, Lezhë, Dibër, Roskovec, Patos, Përmet, Memaliaj, Maliq, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Elbasan, Librazhd.

Janë 3,090 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Librazhdi 71 vjeç.

Janë shëruar 363 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 321,533 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (31 Gusht 2022)

Raste të reja ditore             335

Të shëruar në 24 orë          363

Të shtruar në spitale             15

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                     1200

Testime totale                   1,962,201

Raste pozitive                     328,206

Raste të shëruara                 321,533

Raste Aktive                        3,090

Humbje jete                         3,583

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                             1,459

Fier                                                     318

Shkodër                                            229

Elbasan                              213

Durrës                               196

Korçë                                 186

Vlorë                                  152

Gjirokastër                       119

Berat                                   92

Lezhë                                  61

Dibër                                   53

Kukës                                   12

Marketing