Një grua britanike ka vdekur ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje kritike për jetën pas një aksidenti me skaf në Turqi.

Marketing

45 vjeçarja britanike po udhëtonte me një skaf kur u përplas me një taksi deti në brigjet e Marmaris.

Ekipet e shpëtimit nxituan për të ndihmuar pasagjerët pas përplasjes.

Turistja britanike vdiq dhe pesë të tjerë u plagosën, mes tyre edhe bashkëshorti i saj. Ai raportohet se ka dalë nga terapia intensive mbrëmë edhe pse është ende i plagosur rëndë.

Katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në taksinë e detit, mes tyre kapiteni 22-vjeçar dhe tre turistë. Ata kishin lëndime më pak të rënda dhe u dërguan në spitalin Ahu.

Një burim i rojës bregdetare tha për The Sun: “Ata po hipnin në një varkë me shpejtësi kur u përplasën me një taksi deti që po udhëtonte për në Turunc. Burri është në terapi intensive”,.

A manslaughter investigation has been launched
One witness said the injured were in a "terrible state"
Marketing