Të gjithë shijojmë ushqime të shijshme dhe ndonjëherë nuk mund t’i rezistojmë shijes perfekte, ndaj hedhim disa lugë më shumë.

Marketing

Sipas hulumtimeve, një person shton mesatarisht rreth gjysmë kilogram gjatë  sezonit të festave, pra në janar dhe shkurt.

Kjo mund të mos tingëllojë shumë, por për ata që kujdesen për linjat e tyre, kjo është e tepërt.

Për të mbajtur një linjë perfekte, për të kontrolluar oreksin dhe për të parandaluar mbingrënien, mjafton të pini vetëm një gotë ujë para vaktit.

Mund të tingëllojë shumë e thjeshtë për të qenë e vërtetë, por ekspertët pohojnë se në këtë rast konsumohen mesatarisht 13 kalori, dhe ndjesia e urisë reduktohet ndjeshëm.

Në mënyrë që efekti të jetë më i mirë dhe metabolizmi të jetë më i shpejtë, mund të shtrydhni një  limon në ujë. Kjo rekomandohet veçanërisht për ata që tashmë e kanë tepruar paksa gjatë pushimeve të mëparshme, ndaj kanë shtuar disa kilogramë më shumë.

Megjithatë, nuk duhet të presim mrekulli dhe rezultate të menjëhershme. Për të përshpejtuar procesin e humbjes së peshës, rekomandohet të përfshini disa sporte në aktivitetet tuaja të përditshme, apo edhe vrapimin dhe ecjen. 

Marketing