Marketing

Furra e bukës “Huck” në Frankfurt ka filluar të shesë “petulla paqeje” për të mbështetur Ukrainën dhe ka treguar fuqinë e vërtetë të solidaritetit.

Me krem ​​në ngjyrat e flamurit të Ukrainës, çdo petull kushton vetëm 1 euro dhe 100% e të ardhurave do të shkojnë për fëmijët që së bashku me prindërit e tyre u detyruan të largohen nga vendlindja dhe të kërkojnë strehim në këtë qytet.

“Ne menduam se duhet të bëjmë diçka shumë shpejt dhe pa burokraci,” tha pronarja e furrës Tanjia Huck.

“Ne vendosëm të krijojmë një produkt shtesë që nuk kushton shumë, kështu që kushdo mund ta blejë dhe ta çojë me kafenë e tij në zyrë”, përfundoi ajo. /albora.ch/

Marketing