Ngrënia e specave djegës mund të jetë e mirë për zemrën tuaj.

Marketing

Një studim ka treguar se njerëzit që hanë ushqime pikante më shumë se katër herë në javë, janë më pak të rrezikuar nga vdekja për shkaqe kardiake.

Hulumtimi, i botuar në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, vuri në dukje gjithashtu se ata që hanë speca djegës ulin rrezikun e vdekshmërisë.

Çuditërisht, rreziku i vdekjes është 23 për qind më i ulët se ata që nuk hanë ushqim djegës.

Marialaura Bonaccio, epidemiologe në Neuromed në Pozzilli, Itali, tha: “Një fakt interesant është se mbrojtja nga rreziku i vdekshmërisë ishte e pavarur nga lloji i dietës që njerëzit ndiqnin. Me fjalë të tjera, dikush mund të ndjekë dietën e shëndetshme mesdhetare, dikush tjetër mund të hajë më pak shëndetshëm, por për të gjithë speci djegës ka një efekt mbrojtës”.

Marketing