Një 45-vjeçar nga Kosova ka humbu jetën në Itali, si pasojë e një sherri me thika.

Marketing

Sipas medieve italiane dyshohet se personat e përfshirë në sherr kanë qenë shqiptarë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 12 tetor, në qarkun e Fierës në Treviso.

Sipas raportimeve, disa nga personat e përfshirë në përleshje kanë marrë plagë të rënda, ndërsa të tjerët janë larguar nga vendngjarja përgjatë bregut të lumit Sile.

Policia italiane po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nuk dihen ende shkaqet e sherrit. Sakaq nuk përjashtohet që  sulmi të ketë qenë i planifikuar, pasi sipas dëshmitarëve okularë, përpara sherrit në zonë janë parë një grup njerëzish që zbritën nga një furgon.

Marketing