Një polic shqiptar i identifikuar si Ervis Onuzi, i cili punon në Departamentin e Philadelfias në SHBA, është qëlluar me armë zjarri në bark e për pasojë ka përfunduar në spital.

Marketing

Sipas mediave të huaja, 28-vjeçari u plagos kur policia po shkëmbente zjarr me disa persona.

Ervisi është oficeri policie, qe prej tre vitesh shërben në qytetin e Filadelfias në Amerikë, i cili është kthyer në hero dhe ka zënë faqet kryesore të mediave atje.

Ai ka qenë në shërbim kur në lagjen “Frankford” është raportuar për të shtëna me armë zjarri.Bashkë me kolegët ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aty janë ndeshur me të shtëna arme që drejtoheshin edhe ndaj tyre.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 7 prillit dhe bilanci është një i vdekur, dy gra kalimtare të plagosur dhe oficeri shqiptar gjithashtu.“Lufta” zgjati për rreth 90 minuta dhe Ervis Onuz, u qëllua me plumb në bark, teksa po përpiqej të mbronte një tjetër oficer.

Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar Temple dhe raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore. Më shumë se 70 kolegë të tij u mblodhën para spitalit dhe flisnin me kamer me të.

Shefi i policisë SEPTA, Thomas Nestel përgëzoi publikisht oficerin 28 vjeçar Shqipëria për guximin dhe trimërinë që kishte treguar në rrugë, për të mbrojtur kolegun e tij nga të shtënat me armë.

Mediat dhe distriktet policore atje e konsiderojnë Ervis Onuzin si një hero.Edhe zyrtarët lokalë në Filadelfia kanë vlerësuar veprimin heroik të 28 vjeçarit./albora.ch/

Marketing