Një avion i “Croatia Airlines”, i cili u ul në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Sarajevës të mërkurën mbrëma, ka pasur dëme që supozohet se janë shkaktuar nga armët e zjarrit.

Marketing

Pas marrjes së informacionit se nga kontrolli i rregullt i aeroplanit në aeroportin e Sarajevës, i cili ka mbërritur me një fluturim nga Zagrebi, ka rezultuar dëmtim i trupit të avionit, i cili mund të jetë shkaktuar nga një plumb nga arma e zjarrit, raporton N1.

Dëmet e konstatuara nuk kanë rrezikuar në asnjë mënyrë sigurinë e fluturimit dhe të pasagjerëve dhe nga ekzaminimi i detajuar do të përcaktohet mënyra e dëmtimit, si dhe siguria e avionit për fluturime të mëtejshme, tha prokuroria, që ka kërkuar gjithashtu një hetim. 

Marketing