Pas më shumë se 2 vitesh, sot ka hyrë në fuqi marrëveshja mes Kosovës e Shqipërisë sa i përket njohjes së sigurimeve shoqërore.

Marketing

Në lidhje me këtë, ka folur drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, i cili tha se kjo do të shërbejë për të tashmen dhe të ardhmen e të dyja vendeve.

“Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbetet i angazhuar për të çuar përpara këto marrëveshje që garantojnë trajtim të barabartë për qytetarët dhe sigurojnë njohjen e viteve të punës”, ka thënë Hado.

Kjo marrëveshje siguron trajtim të barabartë te të gjithë të punësuarve, punëmarrësve dhe të vetëpunësuarve në njohjen e periudhave të sigurimit dhe të kontributeve mes Kosovëse Shqipërisë.

Marketing