Tashmë të gjithë e njohin atë. Bëhet fjalë për Cllevion, reperi i cili sot po “çmend” fansat me hitet e tij, ndërsa 2022 mund të quhet viti i tij për sa i përket famës, muzikës, sherreve dhe burgjeve.

Marketing

Po kush është Cllevio?

Cllevio ka lindur në Lushnjë në vitin 1986 dhe emrin e vërtetë e ka Kleviol Ahmeti. Ka jetuar për 11 vite në Bronx, New York, AMERIKË. Aty Cllevio u bashkua me Grupin TBA The Bloody Alboz grupi i këngetarve të njohur si Unikkatil, Don Phenom, Klepto, Kobra. Kleviol njihej gjithashtu edhe me emrin Hudra Aka problemi.

Në vendin tonë njihet si shoku më i ngushtë i Stresit, por që së fundmi kanë pasur përplasje herë pas here me të.

Arrestimi në 2014

Por Cllevio ka dhe një të kaluar të vështirë, Në vitin 2014 ai u arrestua nga policia e shtetit pas rrëzimit të avionit në plazhin e Divjakës të pilotit italian, Giorgio Riformato.  Ai ka kryer dënimin e tij prej 6 vitesh me burg, doli nga burgu ne vitin 2020 dhe vazhdon me projektet muzikore.

Një nder rap Artistet me i dëgjuar i momentit ne Shqipëri, këngët e tij flasin realitetin e jetës se tij atë qe jeton dhe atë qe ka jetuar.

Arrestohet sërish më datë 19 Mars 2021 në Shqipëri

Lirohet nga Burgu me 19 Prill 2022 mbas kryerjes së dënimit prej 13 muajsh. Momentalisht është një ndër reperat me të preferuar në Shqipëri. Po ashtu ai vazhdon te thyeje rekorde ne rrjetin social instagram dhe Tik-Tok.

Bën sërish 1 muaj burg pasi theu arrestin shtëpiak

Duket se burgu nuk po le të qetë artistin të vazhdojë projektet muzikore. Ai bëri 1 muaj burg, pasi sipas policisë ai theu arrestin shtëpiak gjatë kohës kur u përplas me Noizy-n. Me këtë të fundit, i cili i gjuajti me grusht pranë banesës së tij. Por ai u lirua pak javë më parë dhe tashmë vijon arrestin shtëpiak në pritje të lirimit përfundimtar. Përplasjet me Noizy në fakt kishin kohë që kishin nisur rrjetet sociale.  Së fundmi ka pasur përplasje me Med Isenin, i cili dhe ky merret me muzikë në Zvicër po që kanë shok bashkë.

Hyrja fuqishëm në muzikë pas daljes nga burgu

Kënga “Paridi” u kthyer në hitin e verës. Ajo u bë virale në Clubet shqiptare dhe sidomos në  Tik-Tok dhe Instagram. Ai njihet edhe për stilin e të  veçantë teksa këngët i publikon pa videoklip. “Buzëqeshje cinike” e publikuar rreth 1 vit më parë, numëron rreth 5 milion klikime.

Në muajin e fundit ai ka publikuar 3 hite të cilat janë bërë virale: “1 ëndërr e gjatë”, “44 Buza”, dhe “Ironi Kirurgu”. Po ashtu është në pritje të publikimit të një tjetër kënge në bashkëpunim me Grazia. Cllevio ka dhe një tjetër stil të veçantë në muzikë. Pothuajse në çdo këngë ai  përmend emra të njohur të estradës.

Marketing